Iris Selimi, i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut në të shkuarën dhe më pas ka bashkëpunuar me Bledi Shkëmbin te Liria e Prizrenit dhe Teuta, do të jetë pjesë e Kukësit. Ai kishte dalë në stërvitje dhe sot klubi verilindor e ka zyrtarizuar si pjesë të stafit të Skënder Gegës, i cili nga Partizani ka marrë me vete edhe trajnerin e portierëve, Florian Ristani.
“Iris Selimi është zyrtarisht pjesë e Kukësit për dy sezonet e ardhshme. Përgatitësi atletik i Shqipërisë U21, tashmë do të jetë pjesë e stafit teknik të FK Kukësit, duke qenë në këtë mënyrë një vlerë e shtuar në stafin teknik.
Selimi ka punuar si përgatitës atletik me Skënderbeun dhe së fundmi me Teutën, ndërkohë që nga dita e sotme do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Përveç Rraman Hallaçit që vijon të jetë ndihmës trajner, me stafin e Gegës janë bashkuar edhe trajneri i portierëve Florian Ristani dhe së fundmi Iris Selimi. Mirë se vjen Iris. Suksese me Kukësin”, njofton klubi i Kukësit. /abcnews.al