Një modele nga Ukraina Daria Kiriliuk ka deklaruar se është rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në Turqi.
Sipas mediave vendase, 24-vjeçarja ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet e mbuluar me gjak.
“Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, është shprehur ajo.
Ndërsa menaxheri i plazhit i ka mohuar këto akuza, duke thënë se janë gjënjeshtra.
“Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, ka shtuar modelja./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDZjRYNhqGk/?utm_source=ig_web_copy_link