Ofensivë diplomatike kundër Iranit, Pompeo tur në Lindjen e Mesme

schedule10:22 - 29 Prill, 2018

schedule 10:22 - 29 Prill, 2018

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti të shtunën në Arabinë Saudite, një vizitë që do të ketë në fokus të bindë lidershipin lokal për të mbështetur sanksionet kundër Iranit. Turi, i cili parashikon ndalesa në Riad, Jeruzalem dhe Aman vjen vetëm dy ditë pasi Pompeo mori konfirmimin në Senat për drejtimin e postit të shefit të diplomacisë amerikane. Këshilltari politik i Pompeo ka bërë me dije se do t’u kërkohet të gjitha vendeve që të sanksionojnë çdo individ apo entitet të lidhur me programin bërthamor iranian, një çështje kjo që është diskutuar edhe me aleatët europianë. Këshilltari ka nënvizuar se disa raketa balistike të qëlluara të shtunën në Arabinë Saudite nga aleatët e Iranit në Jemen ishin furnizuar nga regjimi në Teherani. Raketat iraniane po zgjasin luftën dhe vuajtjet në Lindjen e Mesme, po kërcënojnë sigurinë tonë dhe atë të aleatëve tanë – ka thënë Brajan Huk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!