Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një skuadre në Kanada për të vrarë një ish zyrtar të inteligjencës saudite. Saad al-Jabri ishte planifikuar të ekzekutohej menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në SHBA, raporton BBC.
Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, qëndroi në internim për tre vite. Ai ka qenë në mbrojtjen e truprojave privatë në Toronto.
Sipas dokumentave gjyqësore, komploti dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë arritën të identifikonin vrasësit ndërsa u përpoqën të hyjnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos. Jabri, 61 vjeç, shërbeu si “urë lidhëse” mes MI6 (Shërbimi i Inteligjencës Sekrete) të Britanisë së Madhe dhe agjencive të tjera spiune në Arabinë Saudite./abcnews.al