Si pasojë e pandemisë së Covid-19, shumë njerëz po kalojnë një periudhë të keqe financiare. Në kuadër të kësaj situate, Rita Ora ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme. Si ambasadore e UNICEF, artistja shqiptare ka organizuar një koncert në shtëpi, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit.
Koncerti u transmetua live në IGTV në profilin e saj në Instagram pasditen e djeshme, i cili ka për qëllim mbledhjen e fondeve që do të shkojnë në ndihmë të këtyre fëmijëve. Në reagimin e saj në instagram, artistja shqiptare ndër të tjera shkruan:
“Nëpër të gjithë botën, koronavirusi ka prekur gjithçka. Janë mbyllur shkollat, ka ndaluar foshnjat të marrin vaksina jetësore dhe po e bën jetën në zonat katastrofike edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje të gjithëve që të dhuroni sa të mundeni.”

