Pandemia e Covid-19 është bërë shkak që shumë koncerte muzikore të anulohen. Për shkak të situatës që paraqitet shqetësuese në Shqipëri dhe Kosovë, Mozzik ka menduar të bëjë diçka të veçantë për fansat e tij.
Pak ditë më parë, reperi publikoi albumin që mban titullin “Mozzart” dhe për shkak se nuk është aktiv me koncerte, ai ka bërë me dije se do të vizitojë disa qytete të Kosovës, ku do t’ju dhurojë fansave CD të albumit të ri.
Përmes një postimi në Instagram, zbuluar se turi do bëhet me një autobus me imazhin e tij në albumin “Mozzart”. Një ditë më parë, reperi njoftoi se janë bërë gati 30 mijë CD do të shpërndahen në shtatë qytete, ndërsa apeloi fansat që të respektojnë rregullat e dostancimit social si dhe të mbajnë maskat mbrojtëse.
“Shihemi të Shtunën dhe të Dielën KOSOVË”, ka shkruar Mozzik. Kujtojmë që Mozzik është vlerësuar si artisti më i dëgjuar përgjatë Korrikut, ndërkohë që dhe lançimi i albumit është pritur mjaft mirë nga fansat. /abcnews.al/