Pioli do një “luftëtar” në mesfushë, Milani tenton një kolumbian

schedule23:56 - 6 Gusht, 2020

schedule 23:56 - 6 Gusht, 2020

Drejtuesit e Milanit po studiojnë lojtarë të ndryshëm për të përforcuar ekipin e Stefano Piolit. Trajneri dëshiron një lojtarë të fortë në mesfushë dhe kuqezinjtë kanë piketuar një kolumbian.

Atë e zbulon Antena2, që raporton se klubi italian pëlqen Wilmar Barrios, mesfushorin shkatërrues të Zenit. 26-vjeçari, i cili numëron 28 ndeshje me kombëtaren latine, është gati të hedhë hapin e madh në karrierë.

Klubi rus e vlerëson 16 milion euro kartonin e Barrios, i cili pikën më të fortë ka rikuperimin e topave dhe fitimin e dueleve ndaj kundërshtarëve. Për të interesohet edhe Newcastle në Premier League, teksa Milani pritet të nisë shpejt negociatat për ta transferuar në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!