Lumë ofertash për Michael Ngoo, Tirana s’e bind me kontratën e re

schedule13:39 - 6 Gusht, 2020

schedule 13:39 - 6 Gusht, 2020

Michael Ngoo dhe Tirana ndajnë rrugët pas tre vitesh. Sulmuesi anglez, i cili është produkt i gjigantëve të Liverpool, nuk e ka pranuar ofertën për të nënshkruar edhe për dy vite të tjera me kampionët e vendit. Gjiganti i sulmit pritet që të provojë një eksperiencë të re larg Shqipërisë.

Allnigeriasoccer.com shkruan se kishte pak shanse që palët të zgjatnin bashkëpunimin dhe ato shanse vareshin nga plotësimi i kërkesave financiare që Ngoo kishte. Kjo nuk ka ndodhur dhe autori i 13 golave dhe 15 asisteve në 31 ndeshjet e luajtur në kampionat sivjet, do të largohet si lojtar i lirë.

Ofertat nuk i mungojnë dhe raportohet se Ngoo e duan në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Poloni, Turqi dhe Belgjikë. Shanset për të luajtur në ndonjë ekip tjetër shqiptarë janë zero, të paktën referuar asaj që menaxheri i tij, Mario Cenolli, ka deklaruar në emisionin “Pressing” në ABC News, pak kohë më parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!