Bushati e Kotzias takohen në Bruksel

schedule22:05 - 27 Prill, 2018

schedule 22:05 - 27 Prill, 2018

Gjatë  qëndrimit në Bruksel, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,  ka zhvilluar një takim me homologun grek, Nikos Kotzias.

Ky është takimi i 4-të që ministrat e Jashtëm të dy vendeve zhvillojnë në pak muaj.

Takimi i parë është zhvilluar në Kretë, më pas dy ministrat e Jashtëm u takuan në Korçë, për të vazhduar me një takim në Tiranë disa javë më parë gjatë një ndalese disa orëshe të Kotzias në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkaq pritet të nisin diskutimet mes grupeve negociatore të Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar të dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!