Milani ka përforcuar mbrojtjen me një francez. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar ardhjen e Pierre Kalulu, 20-vjeçarit të krahut të djathtë, i cili aktivizohet edhe në qendër e në krahun e majtë të repartit defensiv.
Akordi ishte arritur prej kohësh, ndërsa sot është bërë gjithçka zyrtare. Kalulu, i cili është pjesë e përfaqësueses U-20 të Francës, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian.
Comunicato Ufficiale: Pierre Kalulu ⬇️#SempreMilan https://t.co/8Jfz5yuBca
— AC Milan (@acmilan) August 5, 2020
Ai është një prodhim i Lyon dhe tani do të vijojë karrierën në Serie A me ekipin e Stefano Piolit, aty ku kaloi me parametra zero si lojtar i lirë. /abcnews.al