EKSKLUZIVE/ Ilda Bejleri zbulon arsyet e shkëputjes nga televizioni, ku do e shohim në sezonin e ri

schedule21:32 - 5 Gusht, 2020

schedule 21:32 - 5 Gusht, 2020

Moderatorja Ilda Bejleri ditën e sotme në “Edicioni Veror 2020” foli për shkëputjen e saj nga televizioni. Moderatorja e njohur u shpreh se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.

Por nuk la pa përmendur se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja të cilat preferoi të mos i zbulonte.

E pyetur nëse do të jetë pjesë e televizionit “ABC News” ajo u shpreh se ofertat janë prezente, por ende mbetet për tu zbuluar.

“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.

Bejleri gjithashtu u shpreh se gjatë pandemisë është marrë me palestër.

“Koronavirusi na kapi të gjithëve të papërgatitur. Eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale.

Jo çdokush mund të flasë për futbollin, në momentin që shoh se ka diçka që nuk me mbushet mendja preferoj që rikthehem me diçka shumë serioze”, u shpreh ajo./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!