Baftiu me valixhe gati, golashënuesi më i mirë në Kosovë hedh hapin e madh

schedule17:56 - 5 Gusht, 2020

schedule 17:56 - 5 Gusht, 2020

Blend Baftiu ishte surpriza më e bukur e këtij sezoni në IPKO Superligën e Kosovës. Sulmuesi i Ballkanit shënoi 19 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit dardan.

Interesimi për 22-vjeçarin është i madh dhe klubi nga Suhareka e ka të qartë që nuk mund të pengojë largimin e tij. Trajneri Ismet Munishi e ka pranuar që Baftiu do të largohet, ndërsa Insporti zbulon edhe destinacionin e radhës.

Sulmuesi, i cili u grumbullua me Kosovën në miqësoren e janarit kundër Suedisë por pa mundur të debutojë, do të vijojë karrierën tek ekipi i Austrisë së Vienës, rekordmenët e futbollit austriak me 24 tituj kampionë dhe 27 Kupa. /abcnews.al