Presidenti Libanez Michel Aoun bëri thirrje për një mbledhje urgjente të kabinetit të Mërkurën dhe tha se një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore duhet të shpallet pas një shpërthimi masiv në Beirut që vrau të paktën 100 njerëz dhe plagosi 4,000 të tjerë.
Guvernatori i qytetit të Beirut, Marwan Abboud tha se deri në 300,000 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe autoritetet po punojnë për t’i siguruar ushqim, ujë dhe strehim.
Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë. Zyrtarët e lidhën shpërthimin me rreth 2.750 tonë nitrat amoni të konfiskuar që ishte ruajtur në një depo në port për gjashtë vite. Marwan Aboud shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë.
Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të akordojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës./abcnews.al

