Vizita “e padëshiruar” e Merkel në SHBA

schedule19:50 - 27 Prill, 2018

schedule 19:50 - 27 Prill, 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, e cila është përshkruar nga mediat ndërkombëtare si një “vizitë e padëshiruar”. Ky cilësim duket se është nxitur për shkak të kohës që Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka rezervuar kancelares gjermane. Vetëm 150 minuta, pa pritje të jashtëzakonshme dhe shumë ndryshe nga ceremoniali që iu bë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Është parashikuar që mes Merkel dhe Trump të ketë edhe një konferencë për shtyp në orën 19:35. Edhe njëherë Trump ka dashur të tregojë dhe qëndrimin e tij totalisht kundër kancelares gjermane dhe politikave të saj pro-emigracionit. CNN shkruan se e vetmja gjë interesante që mund të dalë nga kjo vizitë është një dorështrëngim shumë i çuditshëm mes Merkel dhe Trump. Megjithatë, dy liderët pritet të diskutojnë për shumë çështje duke nisur nga Siria e deri tek taksat e vendosura nga administrata amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!