Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesën më të madhe të qendrës së Bejrutit pasditen e të martës, shumë spitale u dëmtuan, njëri prej të cilëve “Al Roum”.
Fotografi Bilal Jawich arriti të kapë imazhin e një infermiereje të re duke mbajtur në krahë tre të porsalindur. Ata janë të rrethuar nga rrënojat, xhamat e thyer, por ajo në të njëjtën kohë mundohet të kërkojë ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët, raporton abcnews.al
“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum” … Kjo heroinë i mbrojti foshnjat brenda spitalit pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur”, shkruan autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social Facebook.
Spitali, i cili ka kapacitet për të kuruar 350 mijë pacientë në vit tani po vuan nga mungesa e rezervave gjakut./abcnews.al
https://www.facebook.com/bjawich/posts/4371181056255804