Personi që shikoni në foto është Vladimir Kurti 28 vjeç. Ai është ekzekutori direkt i 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci.
Vladimir Kurti, me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit, është banues në Kamëz. Ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e Komisariatit Nr.5 të Policisë së Tiranës, gjatë një aksioni të mirëorganizuar të këtij komisariati.
Mbrëmjen e 25 Prillit, Vladimir Kurti në bashkëpunim me Rushdi Hodon tentuan të grabisnin marketin e çiftit Buci në lagjen “OSBE” të Kamzës. Ata qëlluan për vdekje pronarin Agim Buci dhe plagosën bashkëshorten. Skena e krimit ndodhi në prani të fëmijës 6 vjeç të çiftit Buci, i cili ishte brenda dyqanit.
Vladimir Kurti është person me precedent të mëparshëm penal. Në Shkurt të vitit 2012 ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë. 28-vjeçari është dënuar për grabitje me dhunë ndaj një taksisti në fund të vitit 2010, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë. /tvklan.al