Presidenti amerikan ka deklaruar se gjeneralët ushtarakë mendojnë që shpërthimi në Liban ka të ngjarë të ketë qenë një sulm. Donald Trump ka kundërshtuar zyrtarët libanezë dhe tha se një “sulm i tmerrshëm” ka shkaktuar shpërthimin masiv në Bejrut, që la të vdekur së paku 100 persona dhe u lënduan mbi katër mijë njerëz, raporton skynews.
“Unë jam takuar me disa nga gjeneralët tanë… Ata mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bombe”, tha Trump.
Presidenti amerikan nuk tha se çfarë informacioni kanë marrë gjeneralët e tij, por ajo bie ndesh me vlerësimet e hershme të zyrtarëve në vendin e Lindjes së Mesme. Kryeministri Hassan Diab ka pohuar se shkak i tragjedisë ishin 2750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të rrezikshme për gjashtë vite në një depo afër portit detar.
Nitrati i amonit është një përbërës kimik që përdoret si pleh dhe gjithashtu si eksploziz. /abcnews.al