Minatori që u bë milioner brenda natës, gjen një tjetër gur të çmuar

schedule09:38 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:38 - 5 Gusht, 2020

Një minator nga Tanzania, që u bë i njohur më parë pasi zbuloi dy gurë të çmuar të quajtur Tanzanite, ka arritur të gjejë një tjetër gur të rrallë me një vlerë të konsiderueshme. Pak muaj më parë, Saniniu Laizer shiti dy gurët e çmuar më të mëdhenj tanzanite të zbuluara ndonjëherë.

Tanzanite është një gur i çmuar që gjendet vetëm në një rajon të vogël verior të vendit dhe vlerësohet si një nga gurët më të çmuar në botë. Laizer u bë milioner brenda natës pasi i shiti shtetit gurët e çmuar për një vlerë prej 3.4 milion dollarësh, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE: Gjen gurët e rrallë të çmuar, babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda natës

Tashmë, ai ka shitur një tjetër gur me një peshë mbi 6. 3 kilogramë për 2 milion dollarë, raporton BBC.  52 vjeçari tha se planifikon të investojë në komunitetin e tij në rrethin Simanjiro në Manyara.

Saniniu Laizer carrying the gemstones at the trading centre

Unë dua të ndërtoj një qendër tregtare dhe një shkollë. Unë dua ta ndërtoj këtë shkollë afër shtëpisë time. Ka shumë njerëz të varfër përreth këtu, të cilët nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë. Unë nuk jam i arsimuar, por dua që gjërat të zhvillohen në një mënyrë profesionale. Kështu që unë do të doja që fëmijët e mi të drejtonin biznesin profesionalisht.“, tha para dy muajsh 52-vjeçari.  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!