Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, rritet numri i viktimave dhe mbi 4 mijë të plagosur

schedule07:34 - 5 Gusht, 2020

schedule 07:34 - 5 Gusht, 2020

Ka shkuar në 78 numri i viktimave dhe mbi 4 mijë të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur pasditde e djeshme në zonën e portit të Bejrutit në Liban.

Mësohet se shumë prej ndërtesave janë shkatërruar dhe njerëzit kanë ngelur në qiell të hapur. Shumica prej tyre kanë mbetur rrugëve, ndërsa të tjerë ndodhen në spitalet e Bejrutit, ku situata është vërtetë kaotike.

Sakaq, kryeministri i Libanit Hassan Diab ka thënë në një deklaratë se ka shpëthyer rreth 2,750 ton nitrat amoniumi, një eksploziv, që ishte ruajtur në një depo prej gjashtë vitesh, shkruan CNN.

Ndërkohë, akoma nuk dihen shkaqet zyrtare të shpërthimit, por situata në Liban vazhdon të jetë tejet alarmante dhe i vetmi synim është që të shpëtohen sa më shumë jetë të mbetura në rrënoja dhe pikërisht në depo ku zjarri vazhdon të jetë aktiv akoma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!