Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për disa vjedhje të ndodhura në Lushnje dhe në Korçë.
Policia e Korçës bën me dije se një 27 vjeçar i shpallur prej tetë muajsh në kërkim është vënë në pranga pasi dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, në lagjen nr. 6, ku në banesën e shtetasit T. M., 34 vjeç, ka marrë një sasi prej 700000 lekë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit S. Ll., 27 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 30.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.Gjithashtu 27-vjeçari, dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, në lagjen nr. 6, ku në banesën e shtetasit T. M., 34 vjeç, ka marrë një sasi prej 700000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Lushnje është arrestuar shtetasi me iniciale V.K. i cili një ditë më parë i ka vjedhur shtetasit A. Sh, 28 vjeç, një sasi parash dhe një telefon.
“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, i ka vjedhur shtetasit A. Sh, 28 vjeç, një sasi parash dhe një telefon të cilat ju sekuestruan autorit në cilësinë e provës materiale.Nga veprimet hetimore dhe verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjeve të kryera në datën 01 dhe 02 gusht 2020 ku në bashkëpunim me shtetasin O. M., 15 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur dy herë një ipermarket në Lushnjë duke marë shumat 47.000 dhe 30.000 lekë. Gjithashtu, në datë 27 korrik 2020, në një farmaci në qytetin e Lushnjes, ky shtetas ka vjedhur sendet personale të shtetasit G. N., 46 vjeç”, bën me dije policia e Lushnjës./abcnews.al