Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, Maliqi akuza Ramës: Të prisje të kalonin të 40-at e nënës

schedule09:27 - 4 Gusht, 2020

schedule 09:27 - 4 Gusht, 2020

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka reaguar pas sekuestrimit të 26 pasurive të Ylli Ndroqi pas hetimet nga SPAK, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Ai thotë se Rama duhet të kishte pritur të bëheshin të dyzetat e nënës së tij, për të urdhëruar SPAK që të mbyllë fjalën e lirë, dhe seleksionimet.

Maliqi shkruan se SPAK duhet të hetojë resortet, bizneset dhe ndërtimet gjigante të oligar.këve

“Uji fle hasmi s’fle…S’thone kot i mbyturi te mbyt.Ramzi dhe kur je ne zi nuk heq dore nga marrezitë. Ditezi po pa mbushur 40-tat per gjënë me te shtrenjte qe ka cdo njeri nenen, ti hidhesh e kridhesh ne zullume?

Eh ta mendosh dita e trete eshte dita kur shpirti i cdo te vdekuri eshte ne perballje me engjej e demonè se nga do vejé ne Parajse a ne Ferr. Ngushellime per nenen, por a ke ndonje cep zemre qe te lengon? A mendja veç pèr tè liga tè punon? Si mor demon si; ne menyre te pabese urdheron SPAK-un tend te mbyll fjalen e lire,bizneset e Ylli Ndroqit? Prisje vjeshten o ditezi te kaloje 40-tat dhe vazhdoje me hakmarrjet,padrejtesite,seleksionimet.

E di cdo shqiptar qe kush del kundra teje dhe Rilindjes se krimit ti i gjobit,i kercenon,i shantazhon,i dhunon etj,siç bere me zerin kunder te Agon Channel qe i detyrohesh mbi 110 milion euro me taksat e shqiptareve,sic shantazhove Çilin,Lubonjen,godite Lelën ,i mbylle emisionet Krastes e Rakipit,e plot gazetar e analiste qe per ty ditezi jane kazanë.

Mekatet e tua nuk kane fund. Spaku yt pse nuk heton resortet,bizneset,ndertimet gjigante te Oligarkeve te tu ,se dihet miliardat tuaja ,te qeveritareve tuaj as i afrohen ata jo me ti hetojne. Nuk doja te beja politik kete muaj por kur te drejton i keqi vendin e merr dreqi,kur diteziu nuk njeh as zi as qetesi,kur ne pandemi shkaterron Teatrin kombetar dhe gjobit ,kercenon e shantazhon cdo kundershtar nuk rrija dot ne heshtje.Ditezi fundin e ke ndryshe nga ç’ënderron…”, shkruan Maliqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!