Dy vite pas shembjes, inaugurohet ura e re në Genova ku humbën jetën 43 persona

schedule20:51 - 3 Gusht, 2020

schedule 20:51 - 3 Gusht, 2020

Rreth dy vite pas rrëzimit të urës në Genova që shkaktoi dhjetëra viktima, zyrtarët në qytetin Italian inauguruan urën e re.

43 persona humbën jetën nga shembja e urës. Ura do të hapet për qarkullim më 4-5 gusht.

Ideatori i saj, Renzo Piano i njohur për krijimet si Qendra Georges Pompidou në Paris dhe rrokaqielli, The Shard në Londër, e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!