Policia e Kukësit ka ndaluar 75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, në fshatin Borje.
75 vjeçari, Adem Tale ishte arratisur që prej ditësh kur vrau me mjete të forta gruan, 68 vjeçare. Vrasja ka ndodhur natën e 4 prillit.
Babai i gjashtë fëmijëve pasi goditi me sëpatë në kokë bashkëshorten u fsheh në malet e Kukësit. Krimi sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta. /abcnews.al