Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, do të vazhdojë të qëndrojë në Milano. Sipas raportimit të “Corriere della Sera”, marrëveshja mes klubit zikaltër dhe Manchester United do të bëhet zyrtare pas ndeshjes së Interit në Europa League kundër Getafes.
Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marrota, ka arritur marrëveshjen për 15 milionë euro dhe kiliani do të përfitojë plot 15 milionë euro gjatë tre viteve. Nga ana tjetër qarkullojnë fjalë se trajneri i Interit, Antonio Conte, ka disa kohë që është interesuar për situatën e Maurizico Sarrit në stolin juventin.
Tekniku italian ishte shumë pranë rikthimit te Juventusi sezonin e kaluar, por ishte klubi bardhezi që nuk pranoi në fund. Mësohet se Conte ka pyetur ish-lojtarë dhe lojtarë aktuale të “Zonjës së Vjetër”, nëse Sarri do të jetë trajneri i juventinëve dhe në sezonin e ardhshëm.
Sarri arriti të fitojë titullin kampion me Juventusin, por dështoi në finalen e Kupës përballë Napolit të Gattusos. Gjithashtu dhe ecuria në Champions League do të jetë vendimtare për Sarrin, ku kujtojmë që Juventusi duhet të përmbysë rezultatin 1-0 kundër Lyonit për të avancuar në çerekfinalet e kompeticionit europian. /abcnews.al