Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili këtë të hënë përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ngritur 5 pyetje për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion për arrestimin e komisionerëve që lejuan manipulimin e zgjedhjeve në dosjen 339.
Vasili në postimin e tij në Facebook shkruan se SPAK duhet të tregojë pse gënjeu për komisionerët e vdekur, për të cilat lëshoi urdhër arreste.
Ndër të tjera ish deputeti i LSI-së thekson se gjithashtu SPAK duhet të japë përgjigje se pse i mbylli sytë për përgjimet e Vangjush Dakord me bandën e Avdylajve.
Postimi i plotë:
5 pyetje per SPAK-un dhe pse genjeu per komisioneret e vdekur??
SPAK genjeu e tha:
” Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çrregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.
1.Pse genjeu kaq trashe SPAK-u?
2.A eshte vertete kaq jo profesional SPAK-u ?
3.Cili hall politik i beri SPAK- un kaq qesharak?
4.A eshte i njejti SPAK qe nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeminister, Ministra, Deputete Drejtore policie sa nje mal?
5.Po tek dosja 339 kush ja mbylli syte dhe veshet SPAK-ut per te mos degjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtore qe ktheheshin ne zgjatim te krimineleve per vota??
Keto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i i 109 milion eurot qe i duhen paguar Beçhetit etj jane momente turpi dhe shkaterrimi te besimit ndaj SPAK-ut.
Ndonje nderkombetar, qe ekzaltohet ne menyre artificiale per “komedite” politike te SPAK-ut s’mund te mbylle dot më syte perpara ketij realiteti, pasi faktet jane kaq kokeforte!
Keto 5 pyetje presin pergjigje.
P.S.Megjithate shiheni foton e çrregjistrimit te komisionerit te vdekur perballe deklarates se genjeshtert te SPAK-ut dhe konkluzionin nxirre