Ndonjëherë, personazhet e famshëm i ndërrojnë emrat e tyre të vërtetë për të tingëlluar më mirë apo që të mos ngatërrohen me persona të tjerë. Më poshtë, janë renditur disa nga personazhet e njohur që kanë zgjedhur të krijojnë emër arti, ndërsa atë të vërtetin vështirë se mund t’jua dinë dhe fansat më të flaktë.
Ralph Lauren – Ralph Lifshitz
Ralph Lifshitz lindi në një familje emigrantësh hebrenj. Në moshën 16 vjeçare, stilisti i ardhshëm ndryshoi mbiemrin në Lauren.
Ornella Muti – Francesca Romana Rivelli
Francesca Romana Rivelli mori emrin skenik Ornella Muti në moshën 15 vjeç, kur u shfaq në filmin “Gruaja më e bukur”. Regjisori i filmit Damiano Damiani, i dha aktores së re një emër skenik për të mos e ngatërruar atë me aktoren e njohur italiane, Luisa Rivelli.
Jean-Claude Van Damme – Jean-Claude Camille François Van Varenberg
Jean-Claude Van Varenberg e ndryshoi emrin e tij në një version më të shkurtër, Jean-Claude Van Damme, për ta bërë më të lehtë shqiptimin.
Vivien Leigh – Vivian Mary Hartley
Në fillim të karrierës, agjenti i saj e bindi yllin e ardhshëm se emri Vivian Hartley nuk ishte një ide e mirë për një aktore. Kështu që ajo vendosi të përdorë emrin Vivien Leigh.
Angelina Jolie – Angelina Voight
Mbiemri i vërtetë i aktores së famshme është Voight. Por marrëdhënia e vështirë me babanë e saj e bëri atë të marrë një emër të dytë, Jolie.
Blake Lively – Blake Brown
Blake Lively kishte një mbiemër tjetër kur ajo lindi, Brown, por vendosi të përdorë mbiemrin e nënës së saj.
Antonio Banderas – José Antonio Domínguez Bandera
José Antonio Domínguez Bandera ka një emër mjaft të gjatë, i cili është mjaft standard për njerëzit nga Spanja. Por për jetën e tij profesionale, ai përdor një version më të shkurtër, Antonio Banderas.
Liv Tyler – Liv Rundgren
Liv Tyler lindi me emrin Liv Rundgren, dhe për një kohë të gjatë, ajo mendoi se babai i saj ishte muzikanti Todd Rundgren me të cilin nëna e saj ishte e martuar. Por Liv ndryshoi mbiemrin kur zbuloi se babain e saj të vërtetë.
Bruno Mars – Peter Hernandez
Peter Hernandez është në të vërtetë i famshmi nën emrin Bruno Mars. Në moshën 2 vjeç, atij i vendosën pseudonimin Bruno, sepse dukej si Bruno Sammartino.
Alicia Keys – Alicia Augello Cook
Alicia Keys, e cila ka 15 çmime Grammy, në të vërtetë quhet Alicia Augello Cook.
Michael Kors – Karl Anderson
Dizajneri i famshëm amerikan, Michael Kors, në të vërtetë quhet Karl Anderson. Michael filloi të dizajnojë rroba në moshën 19 vjeç dhe më vonë, koleksionet e tij ishin shumë të suksesshme dhe e bënë atë të famshëm.
Joaquin Phoenix – Joaquin Bottom
Mbiemri i vërtetë i Joaquin Phoenix është Bottom. Por prindërit e tij vendosën të ndryshojnë mbiemrin e tij në Phoenix – një zog unik. /abcnews.al/