Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ai thotë se nuk ka shenja përveç kollës së lehtë ndërsa njofton se në dy javët e ardhshme do punojë nga shtëpia.
“Sot e kam bërë testin për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.
Një ditë më parë betejën me këtë sëmundje e fitoi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili qëndroi në izoli për mëse tre javë./abcnews.al