Sipas MeteoAlb, paraditja është dominuar nga kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira kalimtare ka patur në zonat malore. Pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore, por vranësirat shpeshtohen në veri dhe zonat lindore, ku priten edhe shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes, ndërsa mesdita ka ruajtur vlera termike konstante, ku maksimumi ka shënuar 29 – 30°C.
Era ka fryrë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det ka vijuar dallgëzim i ulët./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari