Sot luhet java e fundit e Serie A dhe Interi do të vizitojë Atalantën në Bergamo (20:45). Fitorja i shpall nënkampion zikaltrit e Antonio Contes dhe i siguron trajnerit të barazojë një legjendë të këtij klubi, si Jose Mourinhon.
Suksesi përballë Djimsitit me shokë, do e dërgonte Interin në kuotën e 82 pikëve, aq sa arriti të mbledhë edhe ekipi i “Special One” në 2009/2010, sezonin e paharrueshëm në të cilin “armata” e Mourinhos fitoi Tripletën e paharrueshme.
Gjithsesi, mposhtja e Atalantës nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos në një fushë ku Interi ka fituar për herë të fundit 15 shkurtin e vitit 2015 (1-4, shënuan Shaqiri, Guarin dy herë dhe Palacio). /abcnews.al