Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”. Sipas kreut të shtetit, harmoninë fetare nuk duhet ta marrim të mirëqenë përgjithmonë, por duhet ta forcojmë dhe përsosim çdo ditë.
Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Presidencës, ku merrnin pjesë drejtues të komuniteteve fetare, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik u prezantuar studimi “Toleranca fetare në Shqipëri”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e hapi fjalën e tij me emrat e klerikëve firmëtarë në dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912.
Presidenti nënvizoi rëndësinë e institucioneve shtetërore në promovimin e harmonisë fetare.
Kreu i shtetit nuk la pa kujtuar edhe një nga problemet që ka shqetësuar pas viteve 1990 komunitetet fetare në vend, kthimin e pronave.
Duke sjellë në vëmendje rrezikun nga terrorizmi, Meta shprehu nevojën e forcimit të harmonisë mes feve.
Studimi mbi tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri u realizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe PNUD. /abcnews.al