Rinovimi i Donnarummës: Milani tundon agjentin Raiola, Ibra ka një kërkesë

schedule09:36 - 1 Gusht, 2020

schedule 09:36 - 1 Gusht, 2020

Rinovimet me Gigio Donnarummën dhe Zlatan Ibrahimovic janë prioriteti i Milanit. Të dy lojtarët kanë agjent Mino Raiolën dhe negociatat me palëve vazhdojnë. Portieri është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe mund të përmirësohet edhe më shumë duke llogaritur moshën 21-vjeçare.

Donnarumma është kthyer edhe në titullarin e kombëtares italiane dhe kuqezinjtë po bëjnë të pamundurën për të gjetur një akord të ri me të ( kontrata aktuale i përfundon verën e vitit të ardhshëm).

Gianluca Di Marzio zbulon edhe çelësin që mund të sjellë “tym të bardhë”. Nëse Milani e shet në të ardhmen, komisioni i agjentit Raiola do të jetë i majmë. Po Ibrahimovic? Bomberi pritet të rinovojë për një tjetër vit me një rrogë prej 5-6 milion eurosh në sezon.

Paratë nuk janë problemi kryesor për 38-vjeçarin. Gazzetta dello Sport thekson se Ibra kërkon garanci nga drejtuesit në lidhje me merkaton. Milani duhet të përforcohet dhe ambiciet duhet të jenë të mëdha. Nëse ndodh diçka e tillë, arritja e akordit të rinovimit me liderin e ekipit kthehet në formalitet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!