Antonio Conte kërkon muskuj në mesfushën e Interit dhe Marotta është gati t’i plotësojë kërkesën trajnerit. I pari në listën e dëshirave për këtë repart është Tanguy Ndombele, francezi i Tottenham.
Klubi londinez pagoi 60 milion euro te Lyon verën e kaluar dhe transferoi 23-vjeçarin në Premier League. Lojtari ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon dhe ka shkuar dy herë te goli. Marrëdhëniet me Jose Mourinhon nuk janë të mira dhe Ndombele ka përfunduar në merkato.
Interi është gati të përfitojnë dhe e ka një plan. Calciomercato raporton se dy klubet mund të kryejnë një transferim: Ndombele në Milanon zikaltër dhe Milan Skriniar në Angli.
Mourinho kërkon një mbrojtës cilësor dhe sllovaku është lojtari perfekt për të përforcuar defensivën e Spurs. Bisedimet kanë nisur dhe drejtuesit e klubeve po punojnë për të finalizuar shkëmbimin që do i kënaqte të gjithë. /abcnews.al