Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kompetencë lëndore, kallëzimin e Safet Bajrit ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.
Sipas SPAK, kallezimi i Bajrit nuk eshte ne komepetencen e Prokurorise se Posacme por e Prokurorise se rrethit Tirane.
Keshtu SPAK, ka dërguar kallëzimin e Bajrit, Prokurorisë së Rrethit Tiranë, duke orientuar regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore ndaj Ismailit.
LEXO edhe: DOKUMENTI/ Safet Bajri kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve
Burimet bëjnë me dije, që javën e ardhshme pritet edhe marrja e deklarimeve nga ana e Prokurorit të kallëzuesit Bajri.
Sipas tij i kallëzuari Ismaili ka shpërdoruar detyrën dhe provat që ai posedon.
Kallëzimi ka ardhur si pasojë e refuzimeve të heshtura të kërkesave të vazhdueshme për transferim.
Safet Bajri, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal në Shkodër, përpara disa ditësh ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili./abcnews.al