Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare violinistja e njohur e orkestrës filharmonike të Shkodrës Ruska Ruçi- Piraniqi.
Një ndarje e parakohshme e një prej artisteve të Shkodrës e cila gjatë gjithë jetës së saj ka rrezatuar mirësi, si në profesion ashtu edhe në jetën private shprehen kolegët dhe të afërmit e saj.
Ruska Ruci-Piraniqi lindi në Shkodër, mësimet e para i mori në Shkollën e Muzikës në Shkodër duke pasur mësues violine Henrrik Derragjatin. Falë talentit të saj Ruska Ruçi regjistrohet për vijuar mësimin në Licenun Artistik në Tiranë. Duke pasur një konkurencë të fortë nga instrumentistë të dalluar jo vetëm nga Shkodra por edhe nga rrethet tjera të Shqipërisë ajo nis rrugëtimin e saj artistik në Tiranë pranë Liceut Artistikë, por ky rrugëtim i ndërpritet për shkak të politikës së asaj kohe, duke u detyruar të rikthehet në Shkodër për të përfunduar maturen.
Ndërsa jep kontributin e saj në arsim por edhe në vatrat e kulturës së asaj kohe në rrethinat e Shkodrës si në Gur të Zi dhe në Juban, duke u bërë edhe drejtuese. Ruska Ruçi njihet për pozitivitetin e saj dhe për përkushtimin ndaj instrumentit të violines duke qenë pjesë për shumë vite edhe në orkestren filharmonike të Shkodrës, deri në vitin 1998. Më pas zhvendoset në Itali ku asnjëherë nuk e ndal punën e saj si instrumentiste.
Ndarja e saj e parakohëshme nga jeta ka pikëlluar shumë artistë dhe bashkëpunëtorë të saj. Ndërsa qyteti i Shkodrës ka humbur një nga artistët që me përkushtimin dhe punën ka lënë gjurmë në jetën artistike të qytetit të Shkodrës dhe më gjërë./abcnews.al