Të gjithë pas yllit të Leipzig, Dayot Upamecano e ndan mendjen

schedule09:39 - 31 Korrik, 2020

schedule 09:39 - 31 Korrik, 2020

Dayot Upamecano, mbrojtësi i Leipzig, duket se do të rinovojë kontratën e tij aktuale dhe firma e tij, do e mbajë në “Red Bull Arena” deri në verën e vitit 2022.

Francezi është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato, me shumë klube që janë vënë pas firmës së tij. Qendërmbrojtësi ka shkëlqyer me ekipin gjerman dhe në Bundesliga, është ndër më të mirët në rolin e tij.

21-vjeçari pritet të rinovojë zyrtarisht ditët e ardhshme, por sipas francezes RMC Sport, gjithçka është kryer dhe pritet të finalizohen vetëm detajet e fundit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!