Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit mund të mos zhvillohet në “Camp Nou”. Kjo për shkak të situatës së Coronavirusit, që tashmë është kthyer në alarmante në Katalonjë. UEFA ka kërkuar nga Departamenti i Shëndetit në Katalonjë prova se kjo ndeshje mund të zhvillohet atje, me të gjithë masat e nevojshme shëndetësore.
Sipas raportimit të “O Jogo”, Porto dhe Guimares kanë vendosur në dispozicion stadiumet e tyre për ndeshjet e mbetura të Champions League, por kanë qenë katalanasit ato që kanë kërkuar që kjo ndeshje të luhet në Barcelonë, pasi ndihen më të sigurt në shtëpinë e tyre.
Ndeshja është planifikuar për t’u zhvilluar në 8 gusht dhe mbetet të vendoset destinacioni final për të. Pritet një takim nga zyrtarët e UEFA-s me përfaqësues të Departamenit të Shëndetit të Katalonjës dhe përgjigja përfundimtare do të merret këtë fundjavë. /abcnews.al