Juventusi u mposht nga Cagliari mbrëmë, ndërkohë që trajneri Maurizio Sarrin e shqetëson lodhja e skuadrës së tij, ritmi i lojtarëve në fushë dhe dëmtimet. “Problemi është se ne jemi ekipi i vetëm në Evropë, që do të duhet të luajë pesë herë në 12 ditë.
Do të shohim se si jemi nesër (sot) dhe do vlerësojmë nëse duhet të luajmë me ekipin U23 në fundjavë, në mënyrë që lojtarët të pushojnë sadopak”, tha fillimisht për DAZN trajneri i Juventusit. Më tek foli për sfidën kundër Lyon, në Champions League.
Juventusi e ka humbur ndeshjen e parë 1-0 dhe në Torino duhet të përmbysin gjithçka: “Kundër Lyon, për sa i takon motivimit dhe vendosmërisë është një ndeshje ndryshe nga këto që kemi luajtur pas rikthimit. Skuadra ia del të pasojë mirë, por ritmi i qarkullimit të topit është problemi kryesor.
Duke pasuar ngadalë, bëhet më e lehtë për kundërshtarin. Kishim nëntë futbollistë të dëmtuar dhe normalisht kam dyshimet e mia për ndeshjen kundër Lyon. Do të shohim se kush do të rikuperohet deri ditën e ndeshjes”.
Në fund Sarri foli edhe për Ronaldon, që kundër Cagliari luajti 90 minuta: “Kam folur me Ronaldon dhe ishte shumë i motivuar. Ai donte të luante dhe ishte shumë entuziast, ndihej mirë. E morëm së bashku vendimin që të luante. CR7 e njeh më mirë së kushdo trupin e tij.
Ronaldo është instiktiv dhe nuk përshtatet lehtësisht në role të caktuara në aspektin taktik. Kjo është forca e tij, por nga ana tjetër sulmuesi që luan krah tij duhet t’i përshtate lëvizjeve që bën”. Ndërkohë ditën e sotme Juventusi ka prezantuar ehe fanellat për sezonin e ardhshëm, me Paolo Dybala në qendër të vëmendjes. /abcnews.al
OUR STRIPES ⚪⚫ OUR STATEMENT
Presenting the new Juventus 20/21 Home shirt by @adidasfootball. Available now ➡️ https://t.co/NXTwbofna7#LiveAhead pic.twitter.com/laOz9Bk05o
— JuventusFC (@juventusfcen) July 30, 2020