Takimi me Macron, Trump paralajmëron Iranin

schedule18:56 - 24 Prill, 2018

schedule 18:56 - 24 Prill, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me telashe të mëdha nëse rifillon programin bërthamor që ra dakord të reduktonte në kuadër të marrëveshjes së vitit 2015.

Duke folur nga Dhoma Ovale në prani të homologut francez Emanuel Macron, Trump e ka cilësuar marrëveshjen e tre viteve më parë një “katastrofë”.

Kreu i shtetit ka kërcënuar se do të anulojë një pjesë që i ishte shtuar marrëveshjes brenda afatit të paralajmëruar prej tij, më 12 Maj.

Qëndrimi i Trump duket se komplikon vizitën e Macron, që ka si synim të bindë shefin e Shtëpisë së Bardhë të mos tërhiqet nga pakti.

“Nuk do të jetë e lehtë për ta të rifillojnë aktivitetin e tyre. Nëse e bëjnë do të kenë probleme të mëdha, më të mëdhatë që kanë pasur ndonjëherë”, ka thënë Trump.

Sa i takon marrëdhënieve me Francën, ai ka shtuar se ato janë të pathyeshme./abcnews.al