Rudina Hajdari largohet nga mbledhja e Këshillit Politik: Kam një angazhim personal

schedule19:18 - 29 Korrik, 2020

schedule 19:18 - 29 Korrik, 2020

Deputetja Rudina Hajdari është larguar nga Këshilli Politik pa dhënë asnjë shpjegim para mediave.

Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi, se Hajdari ka kërkuar të largohet për arsye të vetat personale.

Vetë ajo ka bërë një reagim për mediat, ku sqaron se i ka kërkuar ndjesë kolegëve, ndërsa zotohet për bashkëpunim në dobi të qytetarëve.

“Nuk e kam braktisur mbledhjen e KP, por me eshte dashur te largohem para kohe per shkak te nje angazhimi personal. U kam kerkuar ndjese kolegeve duke i siguruar ne bashkepunimin tim per sa kohe qe punojme ne dobi te qytetareve e jo te dy apo tre kryetareve”, thotë Hajdari.

Mbledhja e Këshillit Politik po vijon prej orës 18:00.

Ajo u thirr pas kërkesës së opozitës për të diskutuar edhe njëherë ndryshimet kushtetuese përpara se ato të dërgohen në Kuvend për votim në seancën e ditës së nesërme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!