Sot zhvillohet java e fundit e Kategorisë Superiore, teksa janë përcaktuar verdiktet e këtij sezoni. Pak minuta më parë kanë nisur duelet Luftëtari-Kukësi dhe Vllaznia-Flamurtari.
Sfida në Gjirokastër është zhbllokuar shumë shpejt. Ekipi i Orges Shehit ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e pestë dhe autori i golit është Vesel Limaj.
https://streamable.com/psf0u9
23-vjeçari dardan realizoi një gol fantastik. Goditje perfekte me të djathtën, topi në trekëndësh dhe Kukësi që konfirmon vendin e dytë me fitoren e sotme. /abcnews.al