Një futbollist pozitiv me Covid-19, klubi i njohur spanjoll pezullon stërvitjen

schedule16:40 - 29 Korrik, 2020

schedule 16:40 - 29 Korrik, 2020

Tjetër lojtar me koronavirus. Kësaj radhe është prekur Sevilla, klubi i La Liga-s dhe kundërshtari i Romës në raundin e 1/8 në Europa League, sfidë që do të luhet në datë 6 gusht.

Klubi andaluzian konfirmon gjithçka në një postim të bërë në “Twitter” dhe lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka nisur periudhën e karantinës.

Nga rezultatet e tamponëve të kryer ditën e diel, një futbollist i skuadrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai është asimptomatik, ka nisur karantinën dhe gëzon shëndet të mirë.

Klubi lajmëroi menjëherë autoritetet sportive dhe mjekësore, si dhe ka ndërprerë seancat stërvitore“, shkruan klubi spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!