Flakët e zjarrit kanë përfshirë Parkun kombëtar të Valbonës.
Burime për Abc News bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë vendin e njohur si Dragobi dhe për shkak të terrenit të vështirë malor është e vështirë dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve.
Ndër të tjera mësohet se era e forta ka bërë të mundur përhapjen e zjarrit. Ndërkohë për shuarjen e tij po punojnë banorë të zonës dhe punonjës rajonal të zonave të mbrojtjes./abcnews.al