Deputeti Ilir Beqja ka kritikuar zërat opozitarë në lidhje me të ardhurat që marrin familjet shqiptare.
Gjatë fjalës së mbajtur në parlament Ilir Beqaj theksoi se transfertat në ndihmë të buxheteve familjare për paga, sigurime shoqërore, ndihmë ekonomike, pagesa për papunësinë si dhe kompensim për ish të përndjekurit politikë në 6 vite është rritur me 39 %.
Për deputetin socialist rritja e të ardhurave në familjet shqiptare është arritur duke ulur shpenzimet vjetore për interesat e borxhit, të cilat në 2019 janë 8 % më pak se në 2013.
Këto janë disa fakte që sipas Beqaj kanë bërë që shqiptarët edhe konsumojnë më shumë, edhe kursejnë më shumë.
LEXO edhe: Covid-19, Beqja në Kuvend: Me maskë mbuloni gojën dhe hundën, jo veshët
Ndërsa vlerësimin konkret thotë se do e bëjnë shqiptarët në maj të 2021 me votën e tyre të mençur.
Nuk mungoi edhe një mesazh për situatën e COVID.
Ilir Beqaj i cili ka mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë i kërkoi qytetarëve që të zbatojnë çdo këshillë që autoritetet shëndetësore do të udhëzojnë./abcnews.al