Sektori i turizmit në nivel botëror ka humbur deri tani rreth 273 miliard euro, mes janarit dhe majit 2020, për shkak të pandemisë që ka paralizuar globin. Shifrat janë publikuar nga një raport i organizatës botërore të turizmit të kombeve të bashkuara.
Një humbje tre herë më e madhe se ajo në vitin 2009, gjatë krizës ekonomike. Kjo shifër është në rënie të lehtë, më shumë se gjysma në krahasim me një vit më parë, të numrit turistëve – 300 milion turistë më pak.
Agjensia shqetësohet për faktin se në vitin 2020 është shënuar humbja e 120 milion vendeve të punës. Në raport është vlerësuar se në varësi se si do të hapen kufijtë, se di do të reagojë tregu dhe natyrisht se si do të zhvillohet situata shëndetësore, do të ketë një reduktim deri në 80 për qind të turizmit ndërkombëtar për vitin 2020. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i agjencisë, Marcelo Risi.
Sipas ekspertëve do të jenë vendet në zhvillim ata që do të preken më shumë nga kjo krizë. Por sektori parashikohet të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të vitit 2021
Por çdo gjë varet dhe njëherë nga virusi dhe duke parë situatën aktuale piku është ende larg në pjesën më të madhe të botës dhe askush nuk e di me të vërtetë se kur do të mund t’i rikthehemi normalitetit
E ardhmja mbetet e pasigurtë, por fillimi i sezonit të verës tregoi se pushuesit ende duan të udhëtojnë jashtë vendit pavarësisht rrezikut të karantinimit në rikthim. Si ka ndodhur me britanikët të cilët ditët e fundit zgjodhën Spanjën për të pushuar./abcnews.al