Këngëtari i njohur Art Abazi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në Instastory, ku shprehet se iu nënshtrua testit pas problemeve shëndetësore gjatë fundjavës.
Këngëtari shkruan se ndihet më mirë, ndërsa apelon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat për veten dhe familjarët.
“Pas problemeve shëndetësore nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv në Covid-19.
E rëndësishmë është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen. Shëndet dhe dashuri për të gjithë. Shihemi së shpejti. Arti. “, ka shkruar këngëtari. /abcnews.al/