Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë bëri me dije se Kosova ka hyrë në valën e dytë të pandemisë.
Hoti theksoi se pavarësisht se kjo pritej në vjeshtë, vendi ka hyrë që tani në këtë fazë të dytë, ndërsa shton se duhet të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar.
“Pritjet tona kanë qenë që nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, kurba e rasteve të vijë duke rënë, por siç duket, sikundër po ndodh edhe në botë ne po hyjmë në fazën e dytë të pandemisë që tani”, tha Hoti
Po ashtu Hoti kërkoi të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar, që parashikon angazhimet e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve mbështetëse të nivelit qendror dhe lokal, si dhe angazhimin e sektorit privat, shkruajnë mediat në Kosovë.


