Rama komenton infektimin e Veliajt: Ishallah s’ma ka lënë mua stafetën

schedule11:49 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:49 - 29 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë për inspektime të disa bizneseve në këtë zonë.

Gjatë vizitës së tij në këto biznese, Rama ka komentuar edhe lajmin për infektimin me Covid-19, e kryebashkiakut Veliaj.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!