Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’u kërkohet testi i COVID-19

schedule11:45 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:45 - 29 Korrik, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’u kërkohet testi për COVID-19 kur të hyjnë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit dhe nuk do të kërkohen rezultatet e testimeve nga qytetarët Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës.

Statusi: 

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

#QeveriaHoti

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!