Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë vetëm pak javë që janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Emi.
Çifti nuk nguron herë pas here të publikojë momente të bukura të së voglës, ku më i fundit ka qenë para pak orësh.
Besniku ka ndarë një foto me nënën dhe vogëlushen e tij, duke i bërë një dedikim mjaft special.
“Dy dashni t’mdhaja t’miat dhe një super stil i flokëve i jemi”, shkruan ai.
Ky imazh ka marrë shumë pëlqime dhe komente jo vetëm nga fansat, por edhe nga personazhe të njohur të ekranit./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDMsiyYDtMJ/