Miriam Cani është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka ditur si të rrëmbejë zemrën e publikut me thjeshtësinë e saj. Këngëtarja është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku së fundmi i është përgjigjur interesit të ndjekësve mbi jetën profesionale, por edhe atë personale.
Një pyetje që i ka drejtuar një ndjekës, ka qenë pikërisht se sa i përkushtuar është Albani si baba, ndërkohë që Miriam është përgjigjur: “Është shumë i përkushtuar dhe tepër i lidhur me te dy fëmijët. Në shtëpinë tonë mbajmë rradhën për të puthur dhe përkëdhelur Amelin dhe Duamin. E kemi pak të tepruar këtë pjesë, por nuk rezistojmë dot.”
Ndërkohë një tjetër ndjekës i është drejtuar me pyetjen se kujt i ngjan më shumë djali dhe siç shkruan këngëtarja, vogëlushi është një kopje e të atit. Ndër të tjera, Miriam ka bërë me dije se po punon për të sjellë projektin më të ri, që pritet të publikohet së shpejti.
“Nuk e di si mund të ketë mendime të ndryshme lidhur me këtë gjë. Dikush thotë – Duami qenka kopja jote. Dhe dikush tjetër – qenka komplet si Albani. I bie që unë dhe Albani të ngjajmë shumë. Gjithsesi, më duhet të pranoj se Duam duket si Albani në miniaturë.”, ka shkruar Miriam. /abcnews.al/